Goditet me gurë një nga zyrat elektorale të Partisë Socialiste në Berat.
Bëhet fjalë për zyrën e PS-së në lagjen “30 Vjetori”, që ndodhen në anë të rrugës kryesore të qytetit.
Mësohet është thyer dera e jashtme e kësaj zyre elektorale.
Rreth orës 07:30 të mëngjesit është thirrur policia në vendngjarje, ku ekspertët kanë gjetur edhe gurin ndërsa po hetojnë për të zbuluar se kush qëndron pas këtij incidenti.
Efektivët e policisë kanë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të bizneseve përreth, për të identifikuar personin që ka goditur me gurë.