Shëtitësi i qenve të këngëtares Lady Gaga, Ryan Fischer ka treguar se atij i është hequr një pjesë e mushkërive pas plagëve që mori kur u qëllua me armë nga disa grabitës në Los Anxhelos.
Rreth një muaj pas ngjarjes, Fischer përshkroi se si ai shërohej “jashtëzakonisht shpejt” kur mushkëria e tij pati pasoja dhe ai duhej të operohej.
Ai tani është jashtë spitalit dhe po rikuperohet në shtëpi.
Fischer ishte duke ecur me tre bulldogët francezë të këngëtares në muajin shkurt kur u përball me një burrë që mbante një pistoletë gjysmë automatike.
Njeriu i armatosur e qëlloi atë në gjoks dhe bashkë me një tjetër bashkëpunëtor morën dy prej qenve, Koji dhe Gustav. Një bulldog i tretë, i quajtur Mis Azia, u largua dhe u gjet më vonë nga policia.
Qentë e vjedhur u kthyen të padëmtuar disa ditë më vonë nga një grua e cila i dorëzoi ata në një komisariat policie, me sa duket e pa përfshirë në incident. Policia ende nuk ka identifikuar asnjë të dyshuar.
Në një postim të gjatë në “Instagram”, Fischer tregon se rikuperimi i tij fillestar dukej pozitiv.
“Me heqjen e tubit të gjoksit (të cilin unë mund ta barazoj vetëm me nxjerrjen e një foshnjeje aliene) dhe oksigjenin e gjakut tim të qëndrueshëm, filloi udhëtimi jashtë për t’u rikuperuar me të dashurit e mi.”
Sidoqoftë, ai pastaj filloi të përjetonte “fërshëllimë të çuditshme” që vinin nga gjoksi sa herë që merrte frymë.
“U bë mjaft e qartë se mushkëritë e mia nuk po shëroheshin.”- vazhdoi ai duke zbuluar se më pas ishte detyruar të hiqte një pjesë të mushkërive.
View this post on Instagram