Vendosni fjalën kyçe....

Ishte shtruar me Covid, mafiozi italian arrestohet në klinikën portugeze pas dy vitesh në arrati


Arrestohet një tjetër mafioz i arratisur Italian. Pas rastit të Marc Feren Claude Biart, i cili u kap pasi kishte publikuar video në “Youtube” duke gatuar (lexo këtu), autoritetet italiane kanë bërë me dije se është arrestuar dhe Francesco Pelle.

Pas dy vitesh në arrati, Pelle u arrestua në një klinikë portugeze ku ishte shtruar pasi ishte prekur me Covid-19.

Francesco Pelle ishte dënuar për urdhërimin e vrasjes për hakmarrje të gruas së një mafiozi tjetër, Maria Strangio, në shtëpinë e saj në Kalabri në Ditën e Krishtlindjes në vitin 2006. Por ai u zhduk nga Milano në vitin 2019 pak para se Gjykata e Lartë e Italisë të mbështeste vendimin për dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

Ministrja e Brendshme italiane Luciana Lamorgese e përshkroi Pellen si një nga të arratisurit më të rrezikshëm të Italisë.

Sipas gazetës së përditshme italiane Corriere della Sera, Pelle u arrestua në një spital të Lisbonës ku po trajtohej për COVID-19. 43-vjeçari kishte qenë një figurë e njohur në një nga klanet më famëkeqe të krimit të organizuar, Ndranghetës.

Vrasja e zonjës Strangio kishte qenë pjesë e një grindjeje të gjatë midis klanit Pelle-Vottari dhe bandës rivale Nirta-Strangio.

Pelle ishte qëlluar në shpinë disa ditë më parë dhe vrasja e gruas besohej se ishte urdhëruar për hakmarrje.

Por konflikti nuk mbaroi me kaq: në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e saj, shtatë anëtarë ose bashkëpunëtorë të dyshuar të klanit Pelle-Vottari u qëlluan jashtë një restoranti italian në qytetin gjerman të Duisburgut në vitin 2007.

‘Ndrangheta’ e ka selinë në Kalabri, në Italinë e Jugut, një nga rajonet më të varfëra të vendit dhe besohet të jetë organizata më e pasur e krimit në botë, e ushqyer kryesisht nga trafiku i kokainës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *