Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Prokurorëve po i bëjmë gati dosjen e inceneratorve dhe pishave të thara në autostradë


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një intervistë për emisionin “Tempora” deklaroi se dosja e inceneratorëve po bëhet gati për prokurorët.

Sipas saj LSI-ja po bën gati edhe dosjen për mbjelljen e pishave të thara në autostradën Tiranë-Durrës.

“Për të qenë korrekt dhe të saktë me opinionin publik, ne po ua bëjmë gati dosjet prokurorëve, duke u evidentuar edhe ligjet të cilat janë shkelur në rastin e inceneratorët. Këtë gjë do ta bëjmë edhe me tenderin e pishave që janë tharë në autostradën Tiranë-Durrës.

Ekranet janë të uzurpuara dhe ministritë nuk të japin informacion, edhe pse ajo është e kundraligjshme. Ky kalvar do të marrë fund në 25 prill. Dosjet do të jenë atje për drejtësinë”-deklaroi Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *