Kryetarja e LSI-së në një intervistë për emisionin Tempora deklaroi se Kryetari i Bashkisë Tirarë, Erion Veliaj ka kërcënuar përmes OFL-së grupet kriminale për të blerë vota.
Kryemadhi e bëri këtë deklaratë në kuadrin e deformimit të votës që mund të ndodhë për zgjedhjet e 25 prillit.
“Pasi nuk arritën që të bllokonin dot me kartat ID, tashmë janë turrur si një ujëvarë emocionesh për blerjen e votës me punësime, legalizime dhe intimidime. Po ashtu, kanë zhvilluar edhe dreka me grupe kriminale, gjë për të cilën do t’i bëjë edhe një letër drejtorit të policisë.
Erion Veliaj kërcënon grupe të caktuara kriminale përmes OFL-së. Do t’i bëjmë gati çdo gjë. Rama të kërcënojë qytetarët shqiptarë me vrasje me covidin. Ne kemi një plan për mbrojtjen e votës. Vrulli dhe revolta socialiste ndaj Rilindjes do të jetë e frikshme”-deklaroi Kryemadhi.