Zv.kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, është përplasur me ministrin e Drejtësisë së vendit, Vladimir Leposaviç, pas një deklarate të këtij të fundit lidhur me atë që njihet si Masakra e Srebrenicës në Bosnjë Hercegovinë.
Leposaviç deklaroi se lidhur me Srebrenicën ‘nuk ka njohuri të mjaftueshme për ngjarjen’ ddhe se do i pranonte krimet në këtë vend ‘kur ato të vërtetohen përtej çdo dyshimi’.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i numrit dy të qeverisë së Malit të Zi, Abazoviç. Ai ka shkruar në Tëitter se në Srebrenicë ka pasur gjenocid dhe se nk ka asgjë për t’u diskutuar për këtë çështje.
“Në Srebrenicë ka pasur gjenocid. Qeveria e Malit të Zi respekton të gjitha konventat dhe vlerësimet ndërkombëtare. Në këtë pikë s’ka çfarë të diskutohet. Kush nuk e kupton këtë gjë, s’ka vend në institucione e në funksione shtetërore. Le të shohim nga e ardhmja, kemi shumë punë për të bërë.” – shkroi Abazoviç.