Vendosni fjalën kyçe....

Meta kthen ligjin për vetingun në Policinë e Shtetit: Shkel Kushtetutën, Kuvendi ka humbur rolin mbikëqyrës mbi qeverinë


Presidenti Meta ka kthyer sot në Kuvend ligjin për vetingun në Policinë e Shtetit.

Kreu i shtetit argumenton se kjo është ndërhyrja e tretë që bëhet në ligj duke shtuar se Kuvendi dhe qeveria ose duhet të pranojnë dështimin e vetingut në polici dhe të nxjerrin përgjegjësit e nismës së dështuar ose të pranojnë qëllimin politik për të mbajtur nën presion të vazhdueshëm efektivët e policisë.

Presidenti vijon më tej duke thënë se se procedura në fjalë shkel ‘parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve të parashikuar nga neni 7, i Kushtetutës së Shqipërisë dhe është tregues se Qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë janë trupëzuar në një organ të vetëm, dhe ku ky i fundit (Kuvendi) ka humbur krejtësisht rolin mbikqyrës e kontrollues ndaj ekzekutivit’.

Meta argumenton gjithashtu se nisma në fjalë shkel nenin 82, të Kushtetutës, pasi shtyn pa afat duke e pezulluar procesin e vettingut për një pjesë të trupës policore, por shkakton edhe një efekt negativ financiar në Buxhetin e Shtetit, pa marrë as miratimin e Këshillit të Ministrave siç kërkon Kushtetuta në këto raste.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *