Pas akuzave të Ramës lidhur me takimin e Bashës në qytetin e Fierit, ka ardhur edhe reagimi i PD-së.
Selia blu shkruan se kryeministri ndihet i frikësura nga qytetarët e Shqipërisë.
Në reagim thuhet gjithashtu se më 25 prill Rama do humbë e do fitojë Shqipëria.
“Rama ndihet i frikësuar nga qytetarët e Shqipërisë që duan të sjellin ndryshimin që i nevojitet vendit tonë. Ka vetëm dy mundësi: një lider që punon për ju, për të sjellë ndryshimin që i nevojitet Shqipërisë, për t’i përmirësuar jetët tona, ose Rama i cili dështoi për 8 vite dhe ua dha Shqipërinë oligarkëve. Më 25 prill, Shqipëria do të fitojë dhe Rama do të humbë!” – shkruhet në reagimin e selisë blu.