Vendosni fjalën kyçe....

Për momentin i fokusuar në fushatë, Bledi Çuçi i delegon detyrat e tij si ministër Besfort Lamallarit


Ndërsa ministri i Brendshëm Bledi Çuçi do të jetë i fokusuar në fushatën zgjedhore, detyrat e tij do t’i mbajë Besfort Lamallari, i cili është aktualisht zv/ministër.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ia ka deleguar detyrën e tij zv.ministrit Lamallari nga data 25 Mars deri në datën 30 Prill.

Kjo është dita kur nisi zyrtarisht fushata elektorale e deri pesë ditë pas zgjedhjeve të cilat zhvillohen më 25 Prilli.

“Këto kompetenca do të ushtrohen për periudhën e sipërpërmendur me ndërprerje vetëm në rastet kur kompetencat rimerren nga titullari i institucionit.”- thuhet në vendimin e firmosur nga Çuçi.

Ministri Çuçi është drejtues politik i PS-së në Gjirokastër e në listën e kandidatëve për deputetë në këtë qark, është i renditur i treti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *