Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një postim në “Facebook”, pas takimit të rivalit të tij politik, kryedemokratit Lulzim Basha në Fier.
Rama publikon një foto nga takimi i Bashës në Fier dhe një nga procesi i vaksinimit kundër Covid-19 që po zhvillohet në Sheshin Skënderbej në kryeqytet.
Ai shkruan se njëra palë lufton për të shpëtuar jetën e të gjithëve pa dallim, e tjetra bën përsheshe me virus për politikë.
“DY BOTË – Njëra lufton për të shpëtuar jetën e të gjithëve pa dallim, tjetra bën përsheshe me virus për politikë pa din e as iman…
*Vazhdon vaksinimi masiv në gjithë Shqipërinë.
Vazhdon paralelisht edhe infektimi masiv, për vete hipur mbi makinë, nën këmbë ta hajë kush ta hajë.”- shkruan Rama.