Vendosni fjalën kyçe....

Rihapet Kanali i Suezit, u lirua plotësisht pas një jave mundimesh anija “Ever Given”


Trafiku ka rifilluar në Kanalin Suez të Egjiptit pasi një anije e bllokuar me kontejner që e kishte bllokuar atë për gati një javë rresht, u lirua përfundimisht nga ekipet e shpëtimit.

BBC shkruan se anija 400 metra e gjatë “Ever Given” u zhvendos të hënën me ndihmën e anijeve me dragë.

Qindra anije po presin të kalojnë përmes kanalit që lidh Mesdheun me Detin e Kuq. Kjo është një nga rrugët më të ngarkuara tregtare në botë, pasi shkurton rrugën tregtare mes Azisë dhe Europës.

Peter Berdoëski, i cili është CEO-ja i ndërmarrjes holandeze të shpëtimit Boskalis, tha se “Ever Given” kishte rilundruar në orën 15:05 të hënën, “duke bërë të mundur përsëri kalimin e lirë nëpër Kanalin e Suezit”.

Zyrtarët egjiptianë thonë se ngarkesa e anijeve që duhet të tranzitojnë duhet të pastrohet në rreth tre ditë, por ekspertët besojnë se efekti që ka sjellë në transportin global mund të kërkojë javë ose madje dhe muaj për t’u zgjidhur.

Si u lirua anija?

Ekipet e shpëtimit ishin përballur me një sfidë të frikshme pasi anija që peshonte 200 mijë tonë u përplas të martën në mëngjes pas erërave të forta dhe një stuhie rëre që i uli shikimin.

Një ekip special holandez, SMIT, mbikëqyri një flotë anijesh të vogla por të fuqishme që mund të zhvendosin anije të mëdha, ndërsa u përpoqën të zhvendosnin “Ever Given”.

Gërmuesit nga ana tjetër hapën 30 mijë metra kub baltë dhe rërë nga poshtë skajeve të anijes.

Gjatë fundjavës ekzistonte frika se disa nga ngarkesat e anijes me rreth 18 mijë kontejnerë do të duhej të hiqeshin në mënyrë që të lehtësohej ngarkesa. Por baticat e larta ndihmuan rimorkiatorët dhe pastruesit në punën e tyre dhe herët të hënën, sterna (pjesa e pasme e anijes) u çlirua. Disa orë më vonë, harku (përpara) gjithashtu u zhbllokua dhe “Ever Given” ishte në gjendje të lëvizte.

Anija u tërhoq në Liqenin e Madh të hidhur, i cili qëndron midis dy seksioneve të kanalit në veri të vendit të shpëtimit, ku do t’i nënshtrohet kontrolleve të sigurisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *