Anëtarët e Komisionit Rregullator nuk kanë rënë dakord ditën e sotme mbi variantin përfundimtar të fletës së votimit për zgjedhjet e 25 prillit.
Kreu i KSHZ-së ka tërhequr aktin e tij dhe ka dhënë garancinë se brenda 24 orëve do sjellë propozimin konkret për fletën e votimit.
Mbledhja e sotme është shoqëruar me debate mes antarëve të cilët kanë kërkuar që Celibashi të sjellë variantet përfundimtare të fletës së votimit.
‘’E risqaroj, që aktin që kam paraqitur po e tërheq për ta sjellë me një propozim konkret me përmbajtjen e fletës së votimit. Nuk i përjashton gjithë variantet dhe opsionet që Komisioneri veçmas apo me të tjerë që ka bërë për përmbajtjen. Për ta riparaqitur në këtë mënyrë, do t’iu jap kohë edhe për të bërë diskutimin e kompetencës. Dhe të kërkoni që ky akt, një paraqitje jo më vonë se në 24 orë të vendosni dhe në mënyrë përfundimtare‘’- tha Celibashi.