Dëshira e një gangsteri për të treguar aftësitë e tij të gatimit online, e ka futur atë në burg pas shtatë vjetësh në arrati.
Pëhet fjalë për italianin Marc Feren Claude Biart, 53 vjeç, të cilin policia e zbuloi përmes videove të kuzhinës që ai vetë kishte ngarkuar në “YouTube”.
Ndërsa fshihte me kujdes fytyrën, ai nuk arriti të bënte të njëjtën gjë me tatuazhet e trupit.
I dyshuar si pjesë e bandës së Ndranghetës, Biart u arrestua në Republikën Dominikane të mërkurën e kaluar dhe tani është ekstraduar përsëri në Itali.
Biart thuhet se kishte qenë duke bërë një jetë të qetë në qytetin e Boca Chica.
Siç shkruan BBC, ai kishte qenë në arrati që nga viti 2014, kur ishte në kërkim nga policia për dyshimin e trafikimit të kokainës në Hollandë për llogari të klanit Caçiola të mafies së Ndranghetës.
Ndrangheta konsiderohet si një nga grupet më të fuqishme të krimit të organizuar në botë sepse kontrollon pjesën më të madhe të kokainës që hyn në Evropë. Ajo është e vendosur në Kalabri, rajoni që formon majën e “çizmes” së Italisë.