Kandidatja për deputete në Qarkun e Tiranës, Jorida Tabaku ka zhvilluar ditën e sotme një bashkëbisedim me të rinjtë të kryeqytetit.
Tabaku i tha të rinjve se me PD-në në qeverisje ashtu siç u mundësua udhëtimi pa viza në 2005 do mundësohet edhe rikthimi i dëshirës që rinia të qëndrojë në Shqipëri.
“Për të rinjtë e 2005 ishte e pamenduar që të udhëtonin pa viza në BE, por ja që qeverisja e PD e mundësoi këtë arritje.
Të rinjtë e sotëm e kanë të pamundur të shohin një të ardhme këtu, por të jeni të bindur që qeverisja e PD pas 25 prillit do t’i kthejë dëshirën rinisë për të qëndruar në vendin tonë.
Të rinjtë janë motorri ndryshimit dhe brezi që i prin atij, prandaj vota e tyre kësaj radhe do të jetë për një Shqipëri më të mirë dhe që u shërben atyre. Në 25 prill Shqipëria Fiton! Rinia Fiton”-u shpreh Kryemadhi