Një zhytës kroat ka thyer rekordin e tij botëror për mbajtjen e frymës nën ujë, pasi qëndroi i zhytur për gati gjysmë ore. Po po, e lexuat mirë. Gati gjysmë ore. Epo disa minuta më pak.
Siç shkruan Daily Mail, 54-vjeçari Budimir Buda Sobat, ishte tashmë mbajtësi i Rekordit Botëror të Guinness për mbajtjen e frymës nën ujë, por gjatë fundjavës ai arriti të thyejë rekordin e tij, duke vendosur një rekord të ri prej 24 minutash dhe 33 sekonda.
Sobat ishte nën mbikëqyrje nga mjekët, reporterët dhe mbështetësit e tij ndërsa përfundoi përpjekjen e tij për të regjistruar rekordin e ri.
Pavarësisht nga rreziqet e rekordit botëror, Sobat tha se ishte frymëzuar nga vajza e tij Saša, e cila është 20 vjeçe por vuan nga paraliza cerebrale, po ashtu ka autizëm dhe epilepsi.
Ai po përpiqej të thyente rekordin e vet, me shpresën që të mbledhë fonde për zonën, e cila ishte shkatërruar nga një tërmet në dhjetor, dhe për fëmijët në veçanti.
Sobat shpreson të jetë në gjendje të rindërtojë Dhomën e Mrekullive të Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara të Qarkut, mjediset e së cilës u shkatërruan si pasojë e tërmetit.