Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti në Tiranë, arrestohet drejtuesi i kamionçinës që përplasi për vdekje 27-vjeçarin me motor


Foto nga vendngjarja: Report TV

Tre persona janë arrestuar në orët e fundit për vepra të ndryshme penale, në Tiranë.

Kështu, mes të arrestuarve është dhe 32-vjeçari, i cili dyshohet se shkaktoi aksidentin një ditë më parë, ku humbi jetën një 27-vjeçar që po udhëtonte me motor.

Aksidenti ka ndodhur të martën në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, kur për shkak të përplasjes së fortë nga një kamionçinë motori ka përfunduar në anën tjetër të rrugës.

Një person tjetër u arrestua pasi u kap me disa doza kokaine, që i kishte gati për shitje, ndërsa një tjetër i ri u kap pasi po drejtonte makinën në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 45 vjeç, pasi nga kontrolli fizik dhe i mjetit me të cilin ky shtetas qarkullonte, sherbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2 gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotikë kokainë, një pjesë e së cilës ishte e ndarë në doza, gati për shitje.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve : J. M., 25 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ;

  1. P., 32 vjeç, pasi ditën e djeshme duke drejtuar mjetin u përfshi në një aksident me një mjet motorr me drejtues E. Ç., 27 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra, ndërroi jetë në spital.
  • Më datë 30.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit Sh. M., 32 vjeç, për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *