Një gjykatë ruse në gadishullin e Krimesë ka dënuar një pensioniste me 12 vjet burg për tradhëti të lartë, pasi ajo u shpall fajtor për dërgimin e informacionit në lidhje me flotën e vendit të Detit të Zi te inteligjenca ushtarake ukrainase.
Sipas prokurorit, një grua e lindur në vitin 1955 bashkëpunoi me Ministrinë e Mbrojtjes të Ukrainës dhe mblodhi informacione në lidhje me një regjiment aviacioni të marinës ruse, duke përfshirë detaje të ndjeshme si shenja të flamurit dhe thirrjes në radio. Këto konsiderohen sekrete shtetërore. Seanca u mbajt me dyer të mbyllura në Sevastopol, qyteti më i madh i Krimesë.
Megjithëse emri i saj nuk doli nga nga gjykata, agjencia e lajmeve në Moskë, TASS, ka zbuluar se ajo është Galina Dovgopolaya nga Bakhchisaray, duke cituar një burim.
Në nëntor 2019, kur ajo u arrestua, Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) njoftoi ndalimin e një gruaje e cila ‘ishte rekrutuar nga shërbimet speciale ukrainase’ dhe ‘mblidhte me qëllim informacione sekrete ushtarake’.