Mbrëmjen e kaluar dy persona kanë kërcënuar rojen e një firme uji në Lushnjë, duke i marrë një sasi të konsiderueshme parash.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes.
Më datë 30.03.2021, rreth orës 22:00 në fshatin Zhamë Sektor, Njësia Administrative Dushk, dy persona ende të paidentifikuar duke kërcënuar rojen, kanë marrë një sasi parash të një firme uji.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.”– thuhet në njoftimin e policisë.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorëve.