Manchester City ka konfirmuar që Sergio Aguero do të largohet nga klubi kur kontrata e tij të skadojë në fund të sezonit, me argjentinasin që kërkohet nga një numër i madh klubesh europiane mes të cilëve Narcelona e PSG-ja.
“Manchester City do t’i japë një lamtumirë të këndshme dhe emocionale sulmuesit legjendar Sergio Aguero kur kontrata e tij të skadojë këtë verë.” – njoftoi klubi në një deklaratë për shtyp.
“I çmuar nga tifozët e City-t dhe një ikonë globale e futbollit, Aguero është një nga futbollistët më të dekoruar dhe më të respektuar që veshin fanellën blu.” – vijoi deklarata e klubit.
Ylli argjentinas, 32 vjeç, do të largohet nga klubi si golashënuesi i tij i të gjitha kohërave dhe gjithashtu lojtari me rezultatin më të lartë në Premier League.
Në total, ylli i ekipit ka shënuar 257 gola të jashtëzakonshëm në 384 paraqitje në të gjitha kompeticionet deri më tani, duke ndihmuar ekipin në katër tituj të Ligës Premier, një Kupë FA dhe pesë triumfe në Kupën e Ligës.