Vendosni fjalën kyçe....

Franca ashpërson masat kundër Covid-19, mbyll shkollat


Shkollat në Francë do të mbyllen për së paku tri javë, në kuadër të masave të reja për luftimin e koronavirusit, tha të mërkurën presidenti francez, Emmanuel Macron.

Ai tha se shkollat do të kalojnë në mësim nga distanca, nisur nga java e ardhshme.

Masat e izolimit, të vendosura në disa zona të Francës javë më parë, do të shtrihen edhe në rrethe të tjera.

Të gjitha dyqanet jothelbësore do të mbyllen nga e shtuna, ndërsa njerëzve do t’iu ndalohet të lëvizin më shumë se 10 kilometra nga shtëpia e tyre, pa pasur një arsye të mirë.

Franca, aktualisht, ka mbi 5,000 të infektuar me koronavirus në kujdes intensiv.

Ky vend, deri më tash, ka regjistruar mbi 4.6 milionë raste me koronavirus dhe mbi 95,000 viktima.

Në një adresim televiziv të mërkurën mbrëma, Macron tha se situata në Francë është “delikate” dhe se prilli do të jetë vendimtar.

Ai tha se bëhet fjalë për një garë midis vaksinimit në njërën anë dhe përpjekjes për të kontrolluar përhapjen e virusit në anën tjetër.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *