Vendosni fjalën kyçe....

“Gjyshja e hekurt”, veterania 99-vjeçare e Luftës së Dytë Botërore nget simulatorin (Video)


Ajo mund të jetë 99 vjeç, por nuk dukt se ka ndërmend të ndalet. Javën e kaluar, veterania e Luftës së Dytë Botërore dhe mbajtësja e rekordeve 13 herë, Maria Koltakova, pilotoi një simulator fluturimi Su-34 në qytetin e saj të lindjes Voronezh, Rusi.

Ulur përkrah pilotit profesionist Nënkolonel Andrey Dyachenko, Koltakova mori kontrollin e avionit në aerodromin ushtarak të Baltimore. Simulatori duket si një kabinë e vërtetë dhe rikrijon kushtet e përsosura të fluturimit.

Me nofkën ‘Gjyshja e Hekurt’, ajo tashmë ka kryer bëma të shumta, duke përfshirë hedhjen me parashutë, zhytjen në ujë dhe një fluturim me tullumbace me ajër të nxehtë.

“Përshtypja është kozmike. Më pëlqente gjithçka. Unë fluturova nëpër re dhe pashë Voronezhin.” – tha ajo.

Një ish-vullnetare në Luftën e Dytë Botërore, ajo mori pjesë në betejën thelbësore të Kurskut dhe ishte pjesë e ushtrisë që çliroi pjesën më të madhe të Evropës Lindore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *