Vendosni fjalën kyçe....

“Hera e fundit që përdoret në fushatë”- Rama në Vaun e Dejës: Brenda 2022-shit do kemi ujë të pijshëm 24 orë, përveç Tiranës


Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vaun e Dejës, ku inspektoi nga afër ujësjellësin e ri.

“Pas 50 vitesh me 2 orë ujë në ditë ose hiç fare gjatë verës, përfundon ujësjellësi i ri; 22.6 kilometra rrjet shpërndarës që çon 24 orë ujë në shtëpitë e kësaj zone.”- tha Rama.

Gjatë fjalës së tij, Rama premtoi se kjo është hera e fundit që çështja e ujit të pijshëm përdoret si temë në fushata elektorale.

Rama deklaroi tha se brenda vitit 2022 qendrat urbane në Shqipëri do të kenë 24 orë ujë të pijshëm. Por Tiranën e konsideroi më komplekse, duke e shtyrë këtë afat me një vit më shumë.

 “Objektivi është i qartë. Ne jemi në gjendje sot të themi se në qendrat urbane të Shqipërisë të kemi brenda 2022, 24 orë ujë të pijshëm. Tirana brenda 2022-2023, pasi çështja është më komplekse.

Është hera e fundit çështja e ujit, do që të jetë temë e fushatave. Do zgjidhet në herë e mirë kjo çështje. Është gjëja më e sigurt.”– deklaroi kryeministri gjatë vizitës në Vaun e Dejës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *