Vendosni fjalën kyçe....

Kryesia e Frymës së Re Demokratike i bashkohet Veliajt në fushatën për zgjedhjet e 25 prillit


Kryesia e Frymës së Re Demokratike i është bashkuar kryebashkiakut të Tiranës Veliaj e fushatës së tij në Tiranë për zgjedhjet e 25 prillit.

Njoftimin e ka bërë vetë Veliaj nëpërmjet një postimi në Twitter ku shkruan se ka pritur në zyrën e tij ‘miqtë e FRD-së, asaj qytetare që nuk zapton’.

Pak ditë më parë, partia e ish-presidentit Bamir Topi firmosi futjen në zgjedhje me koalicionin ‘Aleanca për Ndryshim’, të drejtuar nga PD-ja.

Pas firmosjes së koalicionit, Topi u dorëhoq zyrtarisht si kryetar i sa duke ia dorëzuar atë ish-deputetit të PD-së, Sali Shehu. Selia e FRD-së u bë arenë e përplasjes mes Policisë Bashkiake nga njëra anë e kreut të FRD-së Sali Shehu e presidentit Meta nga ana tjetër pak ditë më parë, pasi bashkia i kërkoi partisë në fjalë të lironte zyrat që mbante.

“Me miqtë e FRD, – asaj qytetare me kulturë që nuk zapton! Kemi më shumë gjëra që na bashkojnë se ato që na ndajnë, ndaj bashkë për më shumë punë se s’ka kohë për pushim.” – shkruan Veliaj në Twitter.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *