Qeveria greke ka shpallur Planin Kombëtar të Rimëkëmbjes me buxhet 57 miliardë euro për pandeminë.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe ministrat kryesorë të kabinetit qeveritar dolën javë këtë mëngjes për të prezantuar këtë plan.
Sipas gazetës Protothema, Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë është një hartë shumë e mirëmenduar me 170 projekte, investime dhe reforma. Ai bazohet në 4 shtylla, tranzicionin dixhital të shtetit dhe ekonomisë, rritjen e punësimit dhe kohezionit social, ekonominë e gjelbër dhe fillimin e aktivitetit prodhues.
Ky është një projekt që mbulon të gjithë Greqinë, ka të bëjë me çdo burrë dhe grua greke, dhe që aspiron të krijojë 200 mijë vende pune, por edhe për të rritur PBB-në me 7 pikë në 6 vitet e ardhshme.
Të paktën kështu tha kryeministri Mitsotakis.
“Plani Kombëtar ka një karakter novator, sepse ai ndryshon modelin dhe e bën ekonominë ekstroverte dhe sistemin e taksave miqësor ndaj rritjes dhe gjithmonë duke parë drejt së ardhmes.-” tha Mitsotakis, duke shtuar: “Prandaj i kemi vënë këtë emër: Greqi 2.0. Plani Kombëtar kërkon të krijojë shumë punë të reja dhe të paguara mirë. Sidoqoftë, së bashku me burimet e projektit, individi ftohet të shtojë fondet e tij, duke marrë rrezikun përkatës”.
Kryeministri grek shtoi se ky plan “nuk është i kufizuar në afate, por shtrihet në dekada”. Prandaj është një mundësi për të ndërtuar një konsensus më të gjerë. “Por është kryesisht një bast i madh që të gjithë duhet të fitojmë së bashku”– tha ai.