Vendosni fjalën kyçe....

PD-ja i përgjigjet menjëherë Ramës: Të ka kapur paniku i humbjes, ndryshimin më 25 prill s’e ndal dot askush


Partia Demokratike i është përgjigjur atypëraty kryeministrit Rama pas deklaratave të këtij të fundit lidhur me mitingun e kryedemokratit Basha në Korçë.

Selia blu shkruan se kreu i qeverisë është kapur mat nga paniku i humbjes e për këtë arsye shqetësohet për mikpritjen e shqiprtarëve ndaj Bashës.

Në reagim thuhet më tej se shqiptarët duan ndryshim e Rama e ka kuptuar këtë dhe këtë gjë s’e ndal dot askush.

“I kapur mat në panikun e humbjes, Edi Rama shqetësohet çdo ditë për mikpritjen e shqiptarëve për Lulzim Bashën. Edi Rama e ka kuptuar që shqiptarët duan ndryshimin dhe askush nuk e ndal dot më këtë. Humbja e zgjedhjeve e ka bërë nervoz dhe për këtë ai sulmon takimet tona elektorale. PD është parti që funksionon sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi. Kërcënimet dhe keqinformimet e Edi Ramës nuk e ndalojnë dot rrugën drejt fitores së Partisë Demokratike. Në 25 prill rama do të humbë dhe Shqiperia do të fitojë.” – thuhet në reagimin e PD-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *