Vendosni fjalën kyçe....

Rama e sulmoi, reagon Ademi: Ka frikë nga humbja, di vetëm të fyejë dhe shajë


Kryetarja e Bashkisë Shkodër i është përgjigjur deklaratave sulmuese të Edi Ramës në Shkodër ditën e sotme.

Voltana Ademi, tha se Kryeministrit Rama i ka mbetur alternativë e vetme sulmi ndaj opozitës.

Sipas Kryetares së Bashkisë, Kryeministrit është i pa shpresë dhe ka frikë nga humbja prandaj hedh baltë mbi PD-në.

Edi Rama bredh nëpër Shqipëri me të vetmen alternativë qe i ka mbetur, sulmet ndaj opozitës. Pas 8 vjet dështimesh në çdo fushë, pas 8 vitesh ku të vetmit që fituan ishin oligarkët e tij, pa asnjë bilanc konkret dhe asnjë arritje Edi Rama, i lodhur por dhe i pashpresë mundohet të hedhë baltë mbi PD, drejtuesit dhe anëtarët e simpatizantët e saj, si e vetmja mënyre komunikimi që i ka mbetur për të folur me shqiptarët”, tha Ademi.

Ademi thotë më tej se Shkodra nuk do pranojë arrogancën e pushtetit dhe Rama e ka kuptuar humbjen në zgjedhjet e 25 prillit.

“Sot, nga Shkodra ai më sulmoi me gjuhën dhe fjalorin e vetëm qe ai njeh, atë të fyerjes dhe sharjes. Shkodra e qytetarisë dhe e kulturës nuk e ka pranuar as në kohet e egra të komunizmit arrogancen e pushtetit. Aq më pak mund ta pranojë sot. Duke sulmuar Shkodrën, qytetarët e saj dhe mua si kryetare e Bashkisë, Edi Rama nuk bën gjë tjetër vetëm se dëshmon frikën dhe dobësinë e dikujt që po jeton ditët e fundit të pushtetit. Njeriu që s’ka mbajtur asnjë premtim dhe që e ngeci Shqipërinë për 8 vjet, sot sillet rrugëve të vendit me arrogancë e lodhet me kot. Ai  e ka të qartë se në 25 prill do të largohet me votën masive të Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë. Sepse ndryshimi po vjen dhe shqiptarët mezi po e presin. Në 25 prill Rama, arroganca e tij do të largohen njëherë e përgjithmonë dhe Shqipëria qytetare do të fitojë”-u shpreh Ademi


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *