Vendosni fjalën kyçe....

Rama njofton se ka siguruar 50 mijë doza të vaksinës së AstraZeneca: Jashtë marrëveshjeve të deritanishme


Kryeministri Rama ka njoftuar pak çaste më parë se ka siguruar një sasi prej 50 mijë dozash të vaksinës anti-Covid AstraZeneca.

Sipas kreut të qeverisë sasia e vaksinave të siguruara është jashtë marrëveshjeve të deritanishme.

Para pak ditësh, kreu i qeverisë tha se kishte arritur marrëveshjen me kompaninë kineze Sinovac për 1 milion doza të kësaj vaksine.

“LAJM I MIRË

Sapo kemi siguruar 50 mijë vaksina të tjera Astrazeneca jashtë marrëveshjeve të deritanishme.” – shkruan Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *