Vendosni fjalën kyçe....

Rriten shifrat në Kosovë, 14 viktima e 923 raste të reja me Covid-19


Një numër të lartë viktimash lidhur me Covid-19 ka raportuar Kosova 24 orët e fundit. 14 persona kanë humbur jetën ndërsa nga 3470 analiza të kryera janë gjetur 923 raste të reja me koronavirusin e ri.

1872 vdekje raporton zyrtarisht Kosova lidhur me Covid-19.

Kryeministri Kurti njoftoi para dy ditësh se qeveria do ketë një qasje më të ashpër ndaj pandemisë duke nënkuptuar shtrëngimin e masave të deritanishme.

Prishtina zyrtare ka nisur pardje procesin e vaksinimit pas një sasie vaksinash të mbërritura nga Covax.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *