Vendosni fjalën kyçe....

Sfida ndaj San Marinos, Reja zbret në fushë titullarë të rinj


Është publikuar formacioni me të cilin skuadrat do zbresin në fushën ndaj San Marinos në sfidën e tretë kualifikuese për Botërorin 2022.

Këtë herë trajneri Edoardo Reja ka ndryshuar disa nga emrat me të cilët luajti në sfidat e mëparshme kundër Andorras dhe Anglisë.

Në portë këtë herë rikthehet Thomas Strakosha.

Në qendër të mbrojtjes do luajë Veseli, Ajeti dhe Gjimshit.

Mesfusha shqiptare do ketë trafik pasi do luajnë pesë lojtarë. Hysaj dhe Lenjani nga krahët dhe Memushaj, Ramadani dhe Bare në qendër. Në sulm Broja dhe Manaj do provojnë të shënojnë në portën kundërshtare.

Formacioni:

Thomas Strakosha, Veseli, Arlind Ajeti, Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ledian Memushaj, Ramadani, Keidi Bare, Broja, Ermir Lenjani, Rei Manaj


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *