Aktorja Sharon Stone ka bërë një deklaratë tronditëse, pasi për herë të parë në librin e saj me kujtime, të “The Beauty of Living Twice”, tregon si ajo dhe motra e saj Kelly janë abuzuar seksualisht nga gjyshi i tyre kur ishin fëmijë. Dhe akoma më të rëndë e bën ngjarjen fakti që gjyshja e tyre ka ndihmuar në këtë.
Sharon thotë se ajo dhe Kelly u futën në një dhomë me gjyshin e tyre, Clarence Lawson dhe se gjyshja ua kyçi atyre derën. Ai pastaj i ngacmoi ato.
Kur ai vdiq kur ajo ishte 14 vjeç, Sharon thotë se ajo u fut në arkivol për t’u siguruar që ai kishte vdekur.
“E pickova për t’u siguruar që kishte vdekur dhe kënaqësia e çuditshme që ai më në fund kishte vdekur më goditi si një ton akull. Unë pashë nga Kelly dhe ajo e kuptoi se gjithçka kishte mbaruar. Ajo ishte 11 vjeçe.”- tregon aktorja, citon Daily Mail.
Sharon Stone u rrit në Meadville, në Pensilvani. Ajo ishte jashtëzakonisht e talentuar si fëmijë dhe hyri në klasën e dytë që kur ishte pesë vjeç.
Në librin e saj me kujtime, Stone flet gjithashtu për një goditje në tru që pësoi kur ishte 43 vjeç, nga e cila gati vdiq.