Një automjet ka marrë flakë mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës. Ky incident ka ndodhur pranë teatrit ‘Petro Marko’ në bulevardin kryesor të qytetit.
Automjeti është shkrumbuar por fatmirësisht nuk ka patur njerëz të lënduar, pasi drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë prej makinës.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij incidenti, megjithatë paraprakisht dyshohet se shkak i rënies së zjarrit mund të jetë bërë një shkëndijë elektrike.
“Më datë 31.03.2021, rreth orës 08:14, në bulevardin ‘Ismail Qemali’, një mjet i markës ‘Ford’, me drejtues shtetasin Z. K, në ecje, ka marr flakë, ku si pasojë ka vetëm deme materiale.
Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike.
Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.”– thuhet në njoftimin e policisë.