Vendosni fjalën kyçe....

Tetë humbje jete në vend e 434 raste të reja me Covid-19 në vend


Tetë persona kanë humbur jetën në spitale lidhur me Covid-19.

Sipas njoftimit zyrtar, së fundmi janë gjetur 434 raste të reja me koronavirusin e ri nga 2991 testime të kryera në vend.

Viktimat janë 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Mirdita, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Tepelena, të moshave 46- 93 vjeç.

Në spitalet Covid në Tiranë e tre spitalet rajonale po kurohen 271 pacientë, 9 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *