Vendosni fjalën kyçe....

Zbutja e pasojave të pandemisë, KE-ja i jep Shqipërisë 90 milionë euro


Komisioni Evropian i ka dhënë Shqipërisë 90 milionë euro në kuadër të programit të tij të asistencës makro-financiare lidhur me pandeminë Covid-19.

Ky fond ka si qëllim kufizimin e pasojave social-ekonomike të shkaktuara nga pandemia.

“Ky virus nuk njeh kufij: BE qëndron në krah të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj në këto kohë të vështira. Transaksioni i sotëm pason miratimin e një Memorandumi Mirëkuptimi me Shqipërinë, i cili përcakton kushtet e politikës që duhet të përmbushen për disbursimin e këstit të dytë prej 90 milion euro. Këto kushte të politikave lidhen veçanërisht me përmirësimin e qeverisjes ose rritjen e mbrojtjes sociale. Ky program është një demonstrim i fortë dhe konkret i solidaritetit të BE-së me Shqipërinë dhe qytetarët shqiptarë në një kohë krize të paprecedentë.” – thuhet në deklaratën e KE-së, të shpërndarë nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Soreca.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *