Gykata e Lezhës ka pushuar hetimet ndaj ish-deputetit socialist Arben Ndoka, i cili akuzohej për tjetërsim pronash në Shëngjin dhe te Rana e Hedhun. Gjykata ka dalë në konkluzionin se “nuk provohet vepra penale” ndaj ish-deputetit Ndoka.
Po ashtu hetimet janë pushuar edhe për ish-Drejtorin e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Lezhë, Eraldo Smaçi.
Të 2 ishin arrestuar si pjesë e grupit të arrestuar nga operacioni “VOL-VO 4” dhe u akuzuan për tjetërsim pronash në Shëngjin.
Tjetërsimi i pronave u zbulua nga hetimet e prokurorisë për vëllain e Arben Ndokës, Gjevi Ndoka, si i lidhur me grupin e Avdylajve të Shijakut, të cilët akuzohen për trafik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit.