Vendosni fjalën kyçe....

Balla në Elbasan: Shqipëria fiton vetëm me Edi Ramën, me askënd tjetër


Taulant Balla inspektoi sot punimet që po kryhen për rikonstruksionin e rrugës “Beharedin Mitarja”, pranë Urës së Bakallit në Elbasan.

Balla i cili është kreu i Grupit Parlamentar të PS-së si dhe drejtuesi politik i kësaj force politike për qarkun e Elbasanit, tha se procesi i transformimit të Elbasanit do të vazhdojë në mënyrë intensive.

“E vërteta është që prej më shumë se 18 muajsh po punojmë në Elbasan në mënyrë intensive. Do të vazhdojmë ta rrisim mbështetjen që qeveria duhet t’i japë bashkisë sepse të gjithë që Bashkia e Elbasanit edhe pse e madhe ka të ardhura të vogla. Ndërkohë fakti që në një kohë kaq të shkurtër ne po shtrojmë afërsisht rreth 60 mijë metra katrorë asfalt është diçka që në Elbasan nuk ka ndodhur por që tashmë do të jetë diçka që do të ndodhë në mënyrë periodike dhe të përhershme. Puna për transformimin e Elbasanit në një qytet europian është një punë që nuk ndalet as natën as ditën dhe prandaj ju falënderoj që po punoni me orare të tejzgjatura.”– deklaroi Balla.

Dikush e pyet atë “Do fitojmë apo jo?”. Balla iu përgjigj qytetarit se kjo do të ndodhë se s’bën dhe se “Shqipëria fiton vetëm me Edi Ramën. Nuk fiton Shqipëria me njeri tjetër”.

Pas këtij takimi, ai ka publikuar edhe një foto në ‘Facebook’ të cilën e quan “Foto të Ditës”. Ai përmend pikërisht këtë moment të vizitës së tij, bisedën me qytetarin.

“Gjatë inspektimit të punimeve që po kryhen për rikonstruksionin e rrugës ‘Beharedin Mitarja’ pranë Urës së Bakallit, u prita me entuziazëm edhe nga simpatizantët e PD, jashtë zyrës së tyre elektorale me thirrjen ‘Shqipëria fiton vetëm me Edi Ramën’.
Sepse punët e mira nuk kanë ngjyrime politike, investimet u shërbejnë njerëzve, jo partive.
Në 25 prill zgjedhim punën, jo gjumin!”- shkruan Balla.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *