Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Brenda vitit të parë të qeverisjes do nisim negociatat për anëtarësimin në BE


Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi në emisionin “Opinion” se brenda vitit të parë të qeverisjes do të nisë negociatat e anëtarësimit në BE.

Basha tha se Shqipëria ka qenë më mirë se këto 8 vite duke pyetur nëse këto 8 vite kemi hedhur ndonjë hap drejt BE-së? Sipas kreut të PD, Shqipëria në 8 vite nuk ka bërë asnjë hap drejt BE-së.

Kjo qeveri fajëson të gjithë të tjerët për dështimin në integrimin europian. Brenda vitit të parë të qeverisjes do të kemi nisur negociatat e anëtarësimit në BE. Ju garantoj se në procesin e integrimit do të ecim me të njëjtën shpejtësi si Sllovenia dhe Kroacia. Për herë të parë kemi një njeri të vetëm edhe në shtëpinë e tij politike përballë një shumice absolute të shqiptarëve”-tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *