Sulmuesi i Tottenhamit mund të përfundojë tek kampioni evropian gjatë verës.
Bayern Munichu është në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ardhshëm.
Dhe, gjiganti bavarez duket se ia ka vënë syrin sulmuesit të Tottenhamit, Son Heung-min.
Në rast se sulmuesi jug-korean nuk e vazhdon kontratën me klubin anglez, atëherë do të intervenojë kampioni aktual evropian.
Sonit i është ofruar një kontratë pesëvjeçare me rrogë prej më shumë se 200 mijë funtesh në javë, njofton “Football Insider”.
Son nga ana e tij është duke e shqyrtuar këtë ofertë.
Por, ndërkohë atë e josh edhe interesimi i klubeve të mëdha evropiane për shërbimet e tij.