Vendosni fjalën kyçe....

Franca mbyll shkollat e kthehet në karantinë lidhur me Covid-19, Macron mbron masat


Nga e shtuna, Franca do të zgjerojë masat rajonale të bllokimit në të gjithë vendin në një përpjekje për të ndaluar rritjen e infeksioneve Covid-19, ka thënë presidenti Macron, ndërsa mbron qasjen e qeverisë së tij për të trajtuar virusin.

Mësimi në shkolla do pezullohet nga e hëna për një javë, përpara pushimit dy-javor të pranverës, me shkollat ​​që do të kthehen në 26 Prill, njoftoi Macron, në një fjalim kombëtar televiziv të mërkurën në mbrëmje.

Masat më të ashpra të bllokimit, të cilat kishin qenë në vend në 19 zona, përfshirë Parisin, tani do të shtrihen në të gjithë Francën për katër javë.

Nga e shtuna në mbrëmje, udhëtimi për të gjithë popullsinë do të jetë i kufizuar në një rreze deri në 10 kilometrash larg shtëpisë, ndërsa udhëtimet më të gjata do të kërkojnë një certifikatë të posaccme.

Vetëm shitësit me pakicë për gjërat thelbësore, të tilla si supermarketet, do të lejohen të qëndrojnë të hapura ndërsa orari i ndalimit të lëvizjes për qytetarët e tjerë do jetë nga ora 19:00 e pasdites deri në orën 06:00 të mëngjesit.

Numri i personave në Francë që testojnë pozitivisht për Covid-19 është rritur që nga janari, me numrin e pacientëve në kujdesin intensiv që kaloi 5,000 të martën, tregojnë të dhënat e qeverisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *