Vendosni fjalën kyçe....

Gazetari thotë se ka dhënë lekë në spitale, Rama: Ti duhesh arrestuar në studio, turp që e thua


Kryeministri Edi Rama është përplasur në një debat me gazetarin Arjon Sulo në studion e emisionit “Open” lidhur me ryshfetin në spitale.

Analisti Sulo, pranoi se në spitale ka dhënë ryshfet, pasi mjeku i ka kërkuar lekë.

Ndërsa, kryeministri, tha se është turp të pranohet kjo gjë, e shtoi, se nëse Sulo e ka bërë këtë veprim duhet të futet në burg.

Debati:

Edi Rama: Ti duhesh arrestuar në studio nëse ke dhënë ryshfet, është turp që e thua.

Arjon Sulo: S’është fare turp.

Edi Rama: Ti gënjen, s’ke shans të paguash ryshfet.

Arjon Sulo: Ju jeni i pasaktë.

Edi Rama: Unë jam i bindur që ti s’ke paguar ryshfet, sepse ti s’je një i humbur në rrugë e mbete tek
ryshfeti, sepse të vinte mjeku do vendosje kujën.

Arjon Sula: Po të vija kujën do të rrezikoja jetën e personit.

Edi Rama: Mos na bëj propagandë këtu. Nëse ke paguar ryshfet është burg, sepse ti i thua shqiptarëve
bëni kështu. Ky është turp!

Arjon Sulo: Ky është turpi im, por kur paguaj lekët unë, kush është turp më i madh?

Edi Rama: Ai që merr lekë në spital është kriminel, kush fut dorën në ata që janë në hall është kriminel, ti je bashkëpunëtor me atë kriminel, që i jep lekë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *