Vendosni fjalën kyçe....

Kokaina mes bananeve në kontenierin nga Ekuadori, i arrestuari është babai i Arbër Çekajt (Përsëritet historia)


Administratori i firmës i arrestuar sot pas gjetjes së kontenierit me 49 kilogramë kokainë dhe banane, është babai i Arbër Çekajt, Selim Çekaj.

Kokaina e sekuestruar sot ishte e ndarë 31 pako në vendosura në kolonat e jashtme të konteinerit të bananeve.

Sipas gazetës Shqiptarja.com, Selim Çekaj nuk ka pranuar që të ishte autori i saj duke thënë se ai është vetëm një tregtar frutash dhe duhet ta gjejë policia se kush e ka futur drogën. Megjithatë uniformat blu e vunë në pranga.

Kujtojmë se 3 vite më parë Arbër Çekaj u arrestua pasi në firmën e tij, zbarkoi një kontenier me banane nga Kolumbia, që kishte brenda 613 kilogramë kokainë.

Babai i Arbër Çekajt e ka vijuar aktivitetin e eksportit të bananeve nga Amerika Latine edhe pas arrestimit të të birit.

Sipas “Balkanweb”, firma e eksportit nga Ekuadori është hapur në po të njëtat ambiente në Maminas, ku u kap dhe 3 vite më parë sasia e drogës.

Jo më ”Arbi Garden”, kësaj radhe Selim Çekaj e ka quajtur kompaninë ”Ecoalmax”./ Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *