Vendosni fjalën kyçe....

KPK konfirmon në detyrë prokuroren Elisabeta Imeraj


Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokuroren Elisabeta Imeraj, e cila mban edhe postin e drejtueses së Prokurorisë së Tiranës. Imeraj ka rezultuar e pastër në tre kriteret.

Vendimi u dha sot nga trupa gjykuese e përbërë nga Olsi Komici, Roland Ilia si dhe Suela Zhegu.

Zonja Imeraj vetëm pak ditë më parë u emërua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në krye të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *