Vendosni fjalën kyçe....

“Mbreti i tenisit”, 12-vjeçari habit rrjetin me stilin e tij të lojës (Video)


Bota e tenisit është habitur nga aftësitë e një 12-vjeçari, teknika e të cilit pritet të ndryshojë të ardhmen e sportit nëse ai prodhon të njëjtin nivel loje pasi të hyjë në arenën profesionale.

Pamjet e të riut të talentuar Teodor Davidov ndezën internetin pasi ai demonstroi strategjinë e tij të rrallë për të goditur topin në një mënyrë të pazakontë duke ndërruar duart me njëra-tjetrën, duke shmangur plotësisht mënyrën tradicionale.

Davidov mori pjesë në një veprimtari për fëmijët nën 12 vjeç në një turne në SHBA në fundjavë, duke u bërë një sensacion viral pasi një video e gjuajtjeve të tij u shpërnda në internet.

I riu godet me forcë topin duke përdorur të dyja duart, pa qenë nevoja për të përdorur vetëm njërën. Taktika e tij e pazakontë e goditjes me dy duar nuk kaloi pa u vënë re nga ekspertët e tenisit, të cilët kanë rënë dakord njëzëri se djali mund të kthehet në një yll të padiskutueshëm në të ardhmen e afërt në sportin e tenisit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *