Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se vendi do shkojë në zgjedhje në rast se Vjosa Osmani nuk votohet si presidente e Kosovës.
Deputetja e kësaj force politike, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni ka thënë se forca politike ku bën pjesë nuk bën pazar politik për këtë çështje.
“Pavarësisht se afati po shkurtohet çdo javë, ne si Lëvizje Vetëvendosje nuk kemi bërë kurrë pazare politike dhe nuk do të pranojmë të bëjmë pazare politike as për çështjen e presidentit. Nëse nuk zgjidhet Vjosa Osmani presidente, ne shkojmë në zgjedhje, por tani ka parti në Kuvend të Kosovës që në rast se shkojmë në zgjedhje nuk do ta arrijnë ta kalojnë pragun.” – ka thënë deputetja.
Nga partitë opozitare, LDK-ja ka pohuar pjesëmarrjen në votimin e Osmanit si presidente ndërsa PDK-ja e AAK-ja kanë thënë se nuk do marrin pjesë në votim.