Ditën e sotme kreu i KSHZ-së, Ilirian Celibashi pasi prezantoi variantin e tij të fletës së votimit për zgjedhjet e 25 prillit arriti që të merrte votat e anëtarëve të Komisionit.
Por varianti o fletës në të cilin vendosen horizontalisht partitë dhe më poshtë emrat e kandidatëve për deputet nuk u pëlqye më së shumti nga Partia Socialiste.
Ndërsa, PD, preferon vendosjen e emrave në mënyrë vertikale dhe po mendon ankimimin.
Partia Socialiste do e ankimojë në KAS vendimin e Komisionerit Zgjedhor të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, pasi dëshiron që deputetët në fletët e votimit të identifikohen me numra dhe jo me emrat e tyre. Ndërsa ky propozim i KQZ, është përshëndetur nga Partia Demokratike.