Vendosni fjalën kyçe....

PD thirrje emigrantëve: Hajdeni votoni më 25 Prill, ne në qeverisje do mundësojmë votimin elektronik


Partia Demokratike ka dalë me një deklaratë për mediet, ku akuzon kryeministrin Edi Rama si përgjegjës për dështimin e regjistrimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë atdheut për të votuar për zgjedhjet.

“Edi Rama është një dështim në çdo drejtim. Pas 8 vjetësh premtime, ai dështoi t’u sigurojë emigrantëve shqiptarë të drejtën kushtetuese të votës në vendin ku ata jetojnë. Rregjistrimi i qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë atdheut është përgjegjësi ekskluzive e qeverisë dhe Edi Rama nuk e përmbushi qëllimisht atë.

Për 8 vite me radhë, Rama përdori emigrantët dhe Diasporën për propagandë dhe për abuzim me fondet publike. Rezultati final ishte mashtrimi dhe zhgënjimi i mbi 1 milionë shqiptarëve të Diasporës.”- thuhet në njoftimin e PD-së.

Më tej, PD angazhohet se kur të jenë në qeveri do bëjë të mundur votimin elektronik, përmes të cilit do mundësohet votimi nga çdo shqiptar kudo që të jetë. Partia e drejtuar nga Lulzim Bashan ë fund u bën thirrje emigrantëve, që të vijnë në Shqipëri për të votuar më 25 Prill.

 “Partia Demokratike, nesër në qeverisje, do të bëjë të mundur votimin elektronik për çdo qytetar shqiptar, brenda dhe jashtë vendit. Me votimin elektronik ne përmbushim angazhimin tonë që shqiptarët e Diasporës të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar nga vendi ku jetojnë.

Partia Demokratike u bën thirrje emigrantëve të vijnë në Shqipëri për të votuar në 25 Prill. Së bashku do të bëjmë ndryshimin!”- përfundon deklarata.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *