Vendosni fjalën kyçe....

Pfizer teston vaksinën te fëmijët: Rezulton 100% efektive


Kompania e Pfizer-it thotë se testimet e vaksinës së saj kundër Covidit tek fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç tregojnë 100% efikasitet dhe një përgjigje të fortë imune.

Rezultatet fillestare nga testimet që u bënë në SHBA tek 2,260 adoleshentë gjithashtu sugjerojnë që vaksina është e sigurt dhe pa efekte anësore të pazakonta, shkruan BBC.

Kompania e ilaçeve thotë se do të paraqesë të dhënat e saj tek autoritetet amerikane dhe evropiane për përdorim emergjent në moshat 12-15 vjeç.

Rreziku i fëmijëve për t’u sëmurë shumë ose edhe për të vdekur me Covid-19 është i vogël, dhe gjatë gjithë pandemisë ata shumë rrallë kanë patur nevojë për trajtim spitalor.

Të rriturit – veçanërisht ata mbi 50 vjeç dhe njerëzit me gjendje të rëndë shëndetësore – kanë një rrezik shumë më të lartë.

Pfizer është një nga kompanitë kryesore që po testojnë vaksinat e tyre kundër Covid-19 tek fëmijët. Qëllimi i vaksinimit të tyre – do të ishte mbajtja e shkollave të hapura, zvogëlimi i përhapjes së koronavirusit në komunitet dhe mbrojtja e fëmijëve me sëmundje që i vendosin ata në një rrezik në rritje.

Krahas testimeve tek adoleshentët, vaksina Pfizer-BioNTech, e cila është e autorizuar për përdorim tek ata mbi moshën mbi 16 vjeç, po testohet gjithashtu tek fëmijët nën 12 vjeç, me synimin për të përfshirë edhe bebet vetëm 6-muajshe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *