Kryeministri Edi Rama në një intervistë në emisionin “Open” deklaroi se Lulzim Basha nuk është lideri i vërtetë i PD-së për shkak se nuk ka reaguar ndaj deklaratave të Berishës kundër vaksinave kineze.
“Jam krenar se është mënyrë komunikimi që më vjen natyrshëm, por nuk është e panjohur në mënyrat e komunikimit në botën e lirë dhe demokratike. Ju mund ta quani satirë, por unë mendoj që është e vërteta, e thënë me një mjet komunikimi që mund të quhet satirë. Satira nuk është as e ndaluar, as e pakëshillueshme”-tha Rama.
Sa i përket mungesës së reagimit të Bashës për deklaratat e Berishës për vaksinën kineze, Rama thotë se hesht pasi nuk është lideri i PD.
“Nuk e bën dot këtë. Por nuk ka rëndësi, secili bën atë që është më e udhës për të përcjellë mesazhin e vet dhe shtjellimin e panoramës. Pse nuk është e vërtetë që Basha nuk është lideri i PD?”-deklaroi Rama.