Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Shkodër me disa pedagogë të Universitetit “Luigj Gurakuqi”.
Në këtë takim Rama është njohur me kërkesat që pedagogët kanë për të bërë të mundur një ndërhyrje mes teorisë dhe praktikës, ndërsa u kërkoi atyre që të paraqesin një platformë të shkruar zhvillimore me afat 10-vjeçar.
Rama mes të tjerash, tha se në vendin tonë ka ose kamerierë, ose super-menaxherë, dhe mungon ajo pjesa e mesme.
“Unë mendoj se dy janë korsitë ku duhet të ecim, njëra është që këto që thoni ju, duhet të përkthehen në një platformë të shkruar, të konsultuar mes jush dhe të themi që këtu duhet të shkojmë për një dekadë.
Të gjitha detajet duhet të sqarohen, të jetë e konsultuar dhe e bashkërenduar me ministrinë. Ne duam që universitetit t’i japim një funksion ndryshe. Universitetet duhet të fillojnë të mendojnë për krijimin e kolegjit profesional. Ne kemi o kamarierë, o super-menaxherë, në mes ku është një zinxhir i tërë shërbimi, ne nuk kemi, flas nga pikëpamja që ta përgatisë universiteti. Ne duhet të fokusohemi tani te kjo pjesë. E fundit, por më e rëndësishmja është që të arrijmë të integrojmë universitetet tona me ato jashtë. Nëse Universiteti i Shkodrës bëhet filial i një universiteti të huaj, psh. të Sienës, ju thuhet gjithë të rinjve që në Shkodër ti shkon te universiteti “Luigj Gurakuqi”, por merr diplomën e Universitetit të Sienës. Pastaj, le të ikin jashtë, por ama t’i kenë shanset edhe këtu. Në këtë drejtim duhet të synojmë ne.
Duhet të jetë gjëja më normale që Rektori flet me ministrin, jo me të tjerë. Na thoni cfarë nuk shkon nga ne, dhe e rregullojmë. Por, ju duhet të uleni dhe të bëni një platformë zhvillimi 10-vjeçare. Të mos jemi pre e inercisë, por t’i shohim nevojat imediate ku do të shkojmë pas 10 vitesh. Ju e kuptoni edhe vetë se duhen çarë shtigjet, duhet vetëm një projekt i shkruar. Ndryshe hyjmë në një cikël vicioz inercie, ku njëra palë kërkon në mënyrë kaotike, një këtu e një atje, dhe pala tjetër thotë jo këtu e jo atje.
Një nga mangësitë më të mëdha që kemi sot është mungesa e redaktorëve. Ne sis shtet nuk arrijmë dot që të kemi shkresa, që të tjerët të mos qeshin me ne. Pata kërkuar, në Kryeministri kemi redaktor të gjuhës, nuk firmos shkresë me gabim. Është skandal që shteti vetë, gjuhën e vet zyrtare, nuk e shkruan saktë në dokumente zyrtare. Mund t’i vësh redaktorë tanë gjithë sistemin, por ku t’i gjejmë. U bë ky vend që u bëmë mësues ata që nuk dinë as shkrim, as këndim. Mësuesi është figurë, nuk është një punëtor. Në këtë drejtim janë bërë goxha përmirësime.”– u shpreh kryeministri.
Sipas tij, gjatë këtyre 8 viteve janë bërë shumë përmirësime në fushën e Arsimit. Ai thotë se para se të vinte PS-ja në pushtet, kishin filluar të bëhen mësues njerëz që s’dinë shkrim dhe këndim.
“U bë figura e mësuesit një lloj zheleje dhe filluan të bëhem mësues ata që s’dinë shkrim dhe këndim, mësues pa arsim. Ndërkohë mësuesit tani, ju e dini më mirë se unë. Të shkojë në universitet nuk ishte diçka hajde se po nisemi atje. Besoj se në këtë drejtim janë bërë gozha përmirësime. E gjithë puna është se përse nuk bëhet. Duhet ta merrni dhe ju iniciativën. Autonomia është një zonë e ndërmjetme dhe ju e merrni iniciativën.
E mira e këtij sistemi është se nuk synon të gjithë të jenë si këmbët e dhisë. Unë përmenda Sienën, siena është super është një mikro shkodër e italisë. Bëjeni dhe ne do u mbështesim. Duke e bërë këtë mësojmë dhe si mund ta ndërtojmë këtë process.”– thotë Rama.