Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Nga Bali po vijnë masazhatore dhe parukieret nga Turqia, vendasit presin punë në shtet


Kryeministri Edi Rama ka folur sërish mbi idenë e ardhjes së punonjësve të huaj në Shqipëri.

Rama tha se shqiptarët duan punë në shtet ndërsa nga jashtë po vijnë punonjës nga Bali dhe po punojnë si masazhtorë dhe nga Turqia po hapin floktore.

Punëtorët e huaj janë në të gjitha shërbimet, edhe në turizëm. Këtu flitet për një sistem të plotë që funksionon me agjencinë e punësimit nga vendet përkatëse. Ishim në hotel sot në Durrës, aty pjesën e masazhit, e bëjnë masazhatore nga Bali. Botën e floktoreve në Tiranë e kanë pushtuar Turqit, ata vijnë nga Turqia, hapin një dyqan, fitojnë dhe lekë, këta që janë këtu, presin të kapin ndonjë punë shteti e thonë të ikin. Ne duhet të hymë në atë pjesën midis, arsimi profesional të ulët e të rrisim skeptrin e krahut të punës. Në Turqi me 400 dollarë janë ushtri të mëdha njerëzish që punojnë. Ishim me pagën minimale 2020, janë shumë për ata që marrin pak”-tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *