Kryeministri Edi Rama ka sulmuar presidentin Ilir Meta si dhe opozitën gjatë vizitës sës tij në Rrogozhinë.
Për Metën ai thotë se i rri mendja vetëm te burgu pas një në tre fjalë sipas tij i ka “burg”.
Ai ka ironizuar dhe aleatët e Lulzim Bashës, ndërsa thekson se fushata e opozitës karakterizohet nga bërtitjet, sharjet e mallkimet.
“Nuk kanë idenë çfarë do të thotë të drejtosh një vend, e t’i ulesh në gjunjë të tjerëve që kemi nevojë. Nuk dinë se si bëhen as miqësitë, e partneritetet, po vetëm dëngla Europa, Europa.
Gjithçka bëjnë është kundër Europës. Nuk e duam Shqipërinë ta çojmë në Europë, po Europën ta sjellim këtu.
Do ulim sigurimet shoqërore, do ulim pensionet. Nuk duhet të biem në kurth. Kanë çuar në Vlorë, atje në Vlorë, kanë çuar, në vend të shkojnë tu dërgojnë votrën, shkruajnë kallëzime për gfjithë punët publike. Duan të ndalojnë gjithë punët, Rindërtimin, vaksinimin. Se nuk është se ne nuk i njohim. Nuk e njihni Mediun? Fatmir Mediun, Dash Shehin nuk e njihni ju që edhe në televizor kur e sheh të zë rakia, e të duken ato sustat e telekomandës si ulli.
Mesilën e njihni, ajo që do varte protestuesit tek palma, Dulen e njihni, po Nardin, se atë sigurisht që e njihni.
Kur thonë jo shiko se, ça të shikoj, vetëm bërtet, shan, vetëm mallkojnë. Dhe për çfarë? E pra është koha për të qëndruar shumë drejt, do vazhdojmë përpara, të kryejmë punët, t’i çojmë para përpjekjet apo të shkojmë në gropë. Më thonë njëherë që morën detyrën dhe nuk e lanë më keq se çfarë e gjetën.
Ju ka ngel goja ju futëm NATO, na futi Amerika jo këta. Në fund fare mos harroni, këto zgjedhje vendosin përfundimisht fatin e Drejtësisë. E kemi ngritur me shumë mundi bazën, ka filluar të çeli me shumë vështirësi embrioni.
Meta flet me vete sa herë del në TV, e pa i thënë kush, një në tre fjalë e ka burg, burgu, burgu. ça i rreh mendja, e di vet. Berisha, Meta e Kryemadhi janë armiq të Drejtësisë së Re.
S’mund të prodhojë toka kur punon një ditë, por duhet përditë, që fara të bëhet fidan, fidani pemë, pema të prodhojë e prodhimin ta marrësh.
Drejtësia, mbrojtja e saj është 25 prilli. Vazhdimi e përfundimi me luftën ndaj armikut të padukshëm është 25 prilli. Rindërtimi është 25 prilli. Rritja e eksporteve, është 25 prilli.”– janë fjalët e Ramës.
Mes të tjerash, ai hodhi poshtë dhe akuzat se po japin euro për të blerë vota.
“Përrallat me mbret duke shpërndarë euro me llafe, do japim 1 mijë euro apo 7 mijë euro duhet t’ju kujtojnë vetëm një gjë: Suden, Vehbiun dhe Xhaferrin. Secili duhet të ndihmohet, të mbështetet që të mbrojë jetën, të ketë strehën mbi kokë, apo të vazhdoje punën e tij. Është një ndarje e prerë mes dy botëve: bota e vaksinimit dhe e infektivit. Bota e punës dhe bota e qokave, bota e rrenave dhe bota e kalova lumin…mbaje vetë kalin.”- tha Rama.